20:45 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mourinho kërkon të shpenzojë 100 milionë funte për objektivin kryesor

Manchester Unitedi do të ri-fillojë të interesohet për Harry Maguire, por do të duhet të paguajë 100 milionë funte për shërbimet e tij.

Trajneri, Jose Mourinho dëshironte me ngulm ta transferonte një qendër-mbrojtës në verë, dhe Maguire dhe Toby Alderweireld ishin objektivat primare të klubit nga Mançesteri.

Por, shefi ekzekutiv i klubit, Ed Woodward refuzoi që ta ”thyente” bankën pdhe Mourinho mbeti pa transferimin e një qendër-mbrojtësi.

Së fundmi Maguire nënshkroi kontratë të re afat-gjate me ”Dhelprat”, por kjo nuk e ka ndalur Man Unitedin, transmeton IndeksOnline.

Man Utd news

Sipas gazetarit, Graeme Bailey, Man Unitedi do të tentojë për transferimin e anglezit në fundit të sezonit dhe nuk do të ndikohet nga çmimi i tij i ri.

Edhe vetë Maguire ka folur për interesimin e Man Unitedit, por ka insistuar se është i lumtur në ”King Power Stadium”.

Mediat shkruan se Woodward refuzoi që të paguante 75 milionë funte për Maguire muajin e kaluar.

Por, me nënshkrimin e kontratës së re, klubet e interesuara do të duhen të paguajnë 100 milionë funte nëse duan ndonjë marrëveshje./IndeksOnline/