09:25 / E Martë, 07 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mourinho komenton përplasjen midis Sonit dhe Llorisit: “Ishte një gjë e bukur!”

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho e ka quajtur të bukur përplasjen midis Son Heung Minit dhe Hugo Llorisit në përfundim të pjesës së parë.

Kjo sipas tij është e nevojshme për një ekip që të rritet, transmeton Indeksonline.

“Pa dyshim që kjo është pasojë e takimeve tona. Nëse dëshironi ta akuzoni dikë, atëherë duhet të më akuzoni mua!”

“Unë ishta kritik me lojtarët. Ata nuk ishin kritika sa duhet em vetën. Unë u kërkova atyre që të japin më shumë nga vetja”

“Soni është djalosh i mrekullueshëm. Të gjithë e pëlqejnë Sonin por kapiteni i tha atij që të bëjë më shumë dhe të japë më shumë për ekipin”

“Është diçka e nevojshme që të rritet ekipi. Që të rritesh, ju duhet të keni personalitete të mëdha. Kur ju e bëni atë, unë nuk kam asnjë dyshim”, u shpreh Jose Mourinho pas ndeshjes./Indeksonline/