17:57 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mourinho ndërpritet gjatë konferencës për shtyp nga disa tifozë, reagimi i tij ishte i veçantë

Jose Mourinho ka mbajtur një konferencë për shtyp mirëpo ai u ndërpre nga disa fëmijë të cilët ishin tifozë të Tottenham.

Por reagimi i Mourinhos ishte i veçantë, ai filloi të brohoriste së bashku me ta edhe pse ishte duke e mbajtur konferencën.

Aktualisht skuadra e Tottenham që është nën menaxhimin e Mourinhos është në vendin e 5-të në rënditjen tabelare të ligës angleze./Indeksonline/.