13:22 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho në “hall”, gjashtë futbollistë të Manchesterit munguan në stërvitje

Manchester United do të luaj kundër Juventusit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho do të ketë mungesa të mëdha në këtë ndeshje të rëndësishme, shkruan indeksonline.

Alexis Sanchez, Maurune Fellaini, Phil Jones, Scott McTominay, Jesse Lingard dhe Diogo Dalot munguan në stërvitjen e sotme.

Ata pritet të mungojnë kundër italianëve dhe do të jetë një shqetësim i madh për Mourinhon i cili është duke u kritikuar shumë për formën e dobët të skuadrës.

Në anën tjetër, për italianët nuk do të jetë në dispozicion vetëm Emre Can. /IndeksOnline/