10:48 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mourinho po e pret shkarkimin e Zidanit, gati të marr “frenat” e Realit

Jose Mourinho është duke refuzuar skuadrat që po e kërkojnë dhe ka një arsye për këtë.

Sipas mediave në Spanjë, “Special One” është duke pritur të marrë drejtimin e Real Madridit, shkruan Indeksonline.

Ai është i gatshëm të refuzojë çdo propozim nga klubet që nuk janë Real Madrid pasi portugezi pret një thirrje për t’u rikthyer në ish-klubin e tij.

Marrëdhënia mes Zinedine Zidane dhe Florentino Perez është përkeqësuar edhe një herë dhe kjo çon në spekulime se Mourinho mund të ri-nënshkruhet për Los Blancos brenda muajve të ardhshëm. /IndeksOnline/