15:49 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mourinho rrëshqiti dhe u rrëzua në mënyrën më të keqe të mundshme në ”Wembley”

Jose Mourinho kishte shpresuar që të mos dështonte këtë javë.

Por, trajneri i Man Unitedi nuk arriti ta ndihmonte veten pasi u rrëzua në ”Wembley” para ndeshjes, Angli – Spanjë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mourinho ishte duke u futur në stadium për ta zënë vendin e tij në tribuna kur u rrëzua.

”I veqanti” rrëshqiti keq dhe natyrisht se reagimi i tij ishte epik pasi ky rast ndodhi para shumë tifozëve, transmeton IndeksOnline.

Tifozët e futbollit reaguan shpejt pas këtij incidenti në Twitter, derisa njëri e krahasoi atë me Arsene Wenger, ish-trajnerin e Arsenalit.

Duke kujtuar rrëzimin e Wengerit në një aeroport, tifozi në fjalë shkroi: ”Mourinho është duke u dukur dita ditës si Wenger”./IndeksOnline/

Temat: