12:06 / E Enjte, 10 Shkurt 2022 / B O

Mourinho shpërthen ndaj lojtarëve të tij: S’keni topa, shkoni luani në Serie C!

Jose Mourinho ka shpërthyer me kritika ndaj lojtarëve të tij pas humbjes nga Interi në Kupën e Italisë. Trajneri portugez i ka quajtur lojtarët e tij si burra pa topa.

“Në dhjetë minutat e fundit më shumë keni sharë njëri tjetrin, se sa që keni luajtur ndaj Interit. Ka dy vite që tregoheni shumë të vegjël ndaj të mëdhenjëve.

Duhet ta dini një gjë, nëse tregoheni të vegjël në fushë, gjyqtarët na trajtojnë neve si fëmijë. Dhe ashtu dukej Roma ndaj super Interit, si një skuadër fëmijësh.

Ju nuk keni personalitet, dhe thjesht nuk keni edhe “topa”. A keni frikë nga lojëra të tilla? Nëse po shkoni luani në Serie A” iu ka thënë Mourinho lojtarëve të tij pas ndeshjes me Interin./Indeksonline/