75 Mall Live Search
23:08 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho si “Special 0”, Man United dështon përsëri

Manchester United nuk po e gjen formën e mirë në këtë fillim të sezonit.

Pas eleminimit nga EFL Kupa dhe ndeshjeve negative në Premierligë, skuadra e Mourinhos bënë një hap mbrapa edhe në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq kanë barazuar pa gola në Old Traford kundër Valencias në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Me këtë barazim, Manchester United është në pozitën e dytë në grupin H me katër pikë, dy më pak se Juventus që do të takohet në xhiron tjetër. /IndeksOnline/