75 Mall Live Search
13:31 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mourinho – Skriniar, merret vendimi përfundimtar

Manchester Unitedi nuk është më në kërkim të Milan Skriniar.

Siç shkruan Manchester Evening News, ”Djajtë e Kuq” kanë hequr dorë nga mbrojtësi i Interit.

Gazeta në fjalë shkruan se çmimi prej 85 milionë euro, që Interi ka vendosur për mbrojtësin, ka bërë që Jose Mourinho të ndjekë alternativa tjera, transmeton IndeksOnline.

Image result for skriniar

Kështu, Manchester Unitedi do t’i kthehet ”pistës së dikurshme”.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld, të cilin Man Unitedi e kërkoi edhe në verën që lamë pas./IndeksOnline/