12:29 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / C E

Mourinho synon transferimin e mbrojtësit të Manchesterit

Jose Mourinho dëshiron të jetë sa më i përgatitur në fillimin e sezonit të ri.

Portugezi dëshiron të përforcohet edhe më tej në repartin e mbrojtjes, shkruan Indeksonline.

Skuadra nga kryeqyteti italian e ka shënjestruar mbrojtësin e Manchester United, Victor Lindelof.

Manchester United e ka transferuar suedezin në vitin 2017 për 35 milionë euro nga Benfica.

Kontrata aktuale e mban lojtarin në Old Traford deri në verën e vitit 2024. /IndeksOnline/