12:03 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Mourinho, Tottenhamit: Ja se si duhet të ndalet Ajaxi

Jose Mourinho i ka dhënë sygjerime Tottenhamit se si duhet të ndalet Ajaxi. Trajneri portugez ka thënë se skuadra angleze duhet të shikojë strategjinë e tij se si e kishte mposhtur Ajaxin në finalen e Europa League me Manchester United.

“Pasi i kishim mposhtur, ata u ankuan shumë ndaj nesh. Dëgjoni intervistat pas ndeshjes nga menaxheri i Ajaxit, kapiteni, lojtarët, kuptoni gjithçka.

U ankuan për shtatin e lojtarëve tanë, u ankuan në Fellainin, u ankuan sepse nuk mund të na përballonin. Nëse ju luani ndaj Ajax, ashtu siç luajn ata, ju rrezikoni ngase ata mund të jenë më të mirë se ju.

Duhet të luani sikur ne për ti eliminuar ata. Nëse Ajax shkon në finale, fituesi nga Barcelona-Liverpool mendoj se do të jetë kampion i Evropës” ka thënë Mourinho./Indeksonline/