22:01 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Mourinhos nuk i interesojnë rregullat e karantinës, futbollisti: Çdo ditë shkon në stërvitje

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, i habiti të gjithë dhe u sulmua nga opinioni publik në Angli, pasi doli në stërvitje me Tanuy Ndombele duke thyer rregullat e distancimit social.

Sulmuesi Lucas Moura ka folur në lidhje me veprimin e teknikut portugez. “Ai kujdeset për formën tonë, e do futbollin dhe stërvitjen. Mourinho mendon për formën trupore të secilit dhe do të na shohë në aksion.

“Jam i sigurt se ai mendon dhe për shëndetin e secilit dhe nuk është ndonjë problem i madh. Mourinho është shumë profesionist, Ai shkon çdo ditë te qendra stërvitore së bashku me stan e tij”, – tha ai.