20:43 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Mozilla sjell indentifikimet pa një fjalëkalim

Mozilla lansoi versionin 60 të shfletuesit Firefox me një opsion të ri: indentifikim pa një fjalëkalim.

Kjo falë një standardi të ri W3C të quajtur Web Authentication or WebAuthn, i cili është i aktivizuar me Firefox 60 dhe në fund të muajit do të aktivizohet në Chrome 67 dhe Microsoft Edge.

Duke eliminuar nevojën për një fjalëkalim, API e WebAuthn do ti bëjë sulme me metoda peshkimi më të vështira.

Edhe pse ky standard aktualisht po bëhet i disponueshëm vetëm në shfletuesit desktop, në të ardhmen edhe shfletuesit mobilë do ta mbështetin.

Përveç kësaj, nëse WebAuthn kombinohet me një tjetër standard në zhvillim W3C, konkretisht Payment Request, do të mundësojë autorizimin e blerjeve përmes shenjë së gishtit.

Temat: