09:39 / E Martë, 09 Janar 2024 / AR

Mozzik anulon koncertin në Finlandë, shkaku i jo seriozitetit të organizatorit

Mbrëmë në orët e vona reperi Mozzik ka informuar fansat që ka anuluar koncertin në Helsinki të Finlandës. Arsyeja e këtij vendimi ishte për shkak të jo seriozitetit nga organizatori.

Ai iu kërkoi falje të gjithë atyre që planifikuan të shkonin në ketë event duke i premtuar që do të shihen së shpejti.

Pas publikimit të këtij lajmërimi ‘inbox-i’ i tij duket se është bombarduar nga mesazhet e shumta të fansave.

Ata kanë treguar që organizatori ka bërë dallavere me bileta edhe më herët dhe nuk ua kanë kthyer paratë njerëzve./Indeksonline/