14:02 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mozzik jep shembull të mirë, del me maskë në fytyrë

IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë po bën thirrje vazhdimisht që qytetarët të iu përmbahen masave që parandalojnë përhapjen e Covid-19.

Kjo edhe për faktin se javëve të fundit numri i rasteve të infektuar nga pandemia është rritur, shkruan Indeksonline.

E i kujdesshëm në respektimin e këtyre masave është treguar edhe reperin i njohur nga Ferizaj, Mozzik.

Mozzik ka dhënë një shembull të mirë, duke vendosur maskën sapo ka dalur nga shtëpia. Ai shihet në makinë ndërsa që në fytyrë mban maskën.

Një veprim ky që duhet ta bëjë secili nga neve këto ditë.

Ndryshe, reperi po shijon suksesin e dy këngëve të fundit, “Madonna” dhe “PP” që e solli në bashkëpunim me Kidën./Indeksonline/