19:44 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Mozzik pas disa muajsh shkon në Zvicër, për tu takuar me të bijën

Koha e pandemisë Covid-19 ka bërë që shumë kush të jetë larg më të dashurve, e kjo ka ndodhur edhe me reperin Mozzik i cili kishte kohë pa u takuar me të bijën, Hanën.

Mozzik ka shfrytëzuar mundësinë e parë për të udhëtuar për në Zvicër, atje ku jeton Loredana me të bijën e tyre, Hana.

Reperi nga Ferizaj përmes InstaStory ka treguar se ka udhëtuar në shtetin zviceran teksa më vonë ka ndarë edhe fotografi me të bijën.

Kujtojmë që pas ndarjes së Mozzik dhe Loredana, vajza e tyre qëndron me nënë e saj, ndërsa reperi e viziton herë pas here.

Ndërkohë Mozzik nuk ka qëndruar pasi, ai këtë kohë ka punuar për këngë të reja ndërsa së shpejti pritet të publikoj albumin e ri./Indeksonline/