10:39 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mozzik: Përdorin maska për coronavirusin, jo kondoma për t’u mbrojtur nga AIDS-i

Virusi vdekjeprurës coronavirusi ka shpërndarë panik në mbarë botë, e njëjta gjë po ndodhë edhe në vendin tonë.

Për këtë çështje së fundi ka reaguar edhe reperi i njohur kosovar, Mozzik, i cili përmes një postimi në InstaStory ka dhënë një mesazh, shkruan Indeksonline.

“900 njerëz infektohen nga coronavirusi dhe e gjithë bota vendosin maska, 30 milionë njerëz në botë kanë sëmundjen AIDS, por askush nuk dëshiron të përdorë kondoma”, ka shkruar Mozzik.

Ndryshe, artisti i njohur po shijon suksesin e hitit të fundit  “Auf Wiedersehen”, që aktualisht po kryeson tabelat në Gjermani./Indeksonline/