14:25 / E Mërkurë, 06 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

MPB fton qytetarët të raportojnë korrupsionin

“Javës Kundër Korrupsionit 2017”, e cila ka për qëllim sensibilizimin e publikut në luftën kundër korrupsionit i është bashkëngjitur edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme përmes mekanizmit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, ka ftuar të gjithë qytetarët që përmes qendrës së thirrjeve pa pagesë të thërrasin në numrin 080050095, sms 50095 dhe e-mail adresa: qkmk@rks-gov.net për raportim të rasteve të dyshimta, aktiviteteve kontrabanduese dhe dukurive korruptive.

MPB po ashtu ka ftuar të gjithë qytetarët të lajmërojnë për çdo vërejtje që kanë në punën e autoriteteve kufitare për kontrollin e kufirit; çdo lloj aktiviteti joligjor që ndodhë në  brendi të territorit të Kosovës apo edhe informata për planifikimin e aktiviteteve joligjore në vende tjera e që parashikohen të barten në Kosovë.Në kuadër të kësaj jave MPB ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të rrisin nivelin e bashkëpunimit duke u garantuar besueshmërinë e informatës dhe ruajtjen e informacionit.

“Java Kundër Korrupsionit 2017”, do të zgjasë deri më 9 dhjetor, kur edhe do të shënohet “Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”.