00:09 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

MPB-ja furnizohet me targa automjetesh, ja cila kompani e ka fituar tenderin 1.4 milionë eurosh

Ministria e Punëve të Brendshme ka finalizuar kontratën më të re për këtë vit.

Tenderi për furnizim me targa sa i përket regjistrimit të automjeteve, u është dhënë operatorëve ekonomik  TSR SH.P.K.; EHA Hoffmann International GmbH.

Ani pse vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 1.685.009,28 euro, ajo është arritur të nënshkruhet për 1.433.188,72 euro, shkruan Indeksonline.

Tutje bëhet e ditur se kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë është bërë për 36 muaj. /Indeksonline/