23:06 / E Mërkurë, 19 Qershor 2019

MPB paguan mbi 415 mijë euro për tenderin e Certifikatave të Gjendjes Civile (Dokument)

Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur të finalizojë kontratën e radhës për këtë vit.

Kësaj radhe minstria e cila udhëhiqet nga Ekrem Mustafa ka kurorëzuar një marrëveshje sa i përket furnizimit me certifikata të Gjendjes Civile.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është paraparë të jetë për 36 muaj, derisa vlera e parashikuar e saj ka qenë 1.068.840,00 euro, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq vlera e përgjithshme e kontratës është arritur për 415.660,00 euro.

Tenderi në fjalë u është besuar operatorëve ekonomik NTSH DIARI ; DPI PRINT CENTAR DOO; PONIR Vesna i Marjan doo Skopje.

Ndryshe, në tenderin e publikuar nga prokurimi nuk është se janë përmendur detaje të tjera rreth kësaj marrëveshje. /Indeksonline/