12:49 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

MPB po analizon informacionet mbi operacionin për arrestimin e Gjuriqit

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media, kanë bërë të ditur se janë duke mbledhur dhe analizuar të gjitha informacionet në lidhje me operacionin për zbatimin e ligjit gjatë arrestimit të djeshëm të ashtuquajturit shef të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, në Mitrovicë.

Pas mbledhjes dhe përpunimit të të gjithë informatave do të jemi në gjendje që të japim një vlerësim të detajuar dhe profesional të nivelit operacional, thuhet në njoftim.

MPB falënderon të gjithë akterët institucionalë për bashkëpunimin e mirëfilltë në përmbushjen e obligimeve të tyre ligjore.