75 Mall Live Search
13:29 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

MPB tregon nëse Kosova është futur në agjendën e INTERPOL-it

Kosova tashmë është pranuar në agjendën e INTEPOL-it.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes një përgjigje të dhënë për Indeksonline.

“Mund t’ju konfirmojmë se jemi njoftuar zyrtarisht se Kosova ka hyrë në agjendën e Interpolit”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Ministri Flamur Sefaj sot ka pranuar letrën zyrtare nga Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Stock i cili ka bërë me dije se aplikacioni i Kosovës është pranuar nga Komisioni Ekzekutiv./Indeksonline/