12:50 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Konkurs për fotografitë dhe shkrimet më të mira për promovimin e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme i bën thirrje publike të gjithë fotografëve dhe gazetarëve profesionistë, ekspertëve të këtyre fushave si dhe të gjithë qytetarëve të zakonshwm, që të marrin pjesë në garën për përzgjedhjen e fotografive dhe shkrimeve më të mira për vitin 2017, që kanë për qëllim promovimin e imazhit të Kosovës.

“Aplikuesit në këtë garë përfshijnë edhe shtetasit e huaj që jetojnë në Kosovë, por, pa dyshim edhe të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të aplikojnë me fotografitë dhe shkrimet e tyre autoriale”, njofton MPJ.

Shkrimi dhe fotografia, e cila do të vlerësohet nga komisioni/juria për vendin e parë do të shpërblehen me 1000 euro, ato në vendin e dytë me nga 800 euro, ndërsa ato në të tretin me nga 500 euro.

20 shkrimet dhe fotografitë të tjera të përzgjedhura nga komisioni/juria profesionale do të shpërblehen me nga 100 euro.

Për më shumë detaje rreth konkursit, klikoni këtu./AktivPress