75 Mall Live Search
23:50 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Mposht Neymarin, ish-futbollisti i Arsenalit bëhet më i miri i muajit (Foto)

Mathieu Debuchy është bërë futbollisti më i mirë në Ligue 1 të Francës për muajin shkurt.

Ish-lojtari i Arsenalit, ka zhvilluar gjashtë paraqitje me ekipin e tij të ri, St Etienne dhe ka shënuar dy gola, shkruan IndeksOnline.

Për këto paraqitje fantastike, Ligue 1 e ka zgjedhur si futbollistin e muajit shkurt.

Ai ka mposhtur yje si Neymar dhe Cavani.

Kujtojmë se 32-vjeçari u largua nga Arsenali gjatë këtij viti. Francezi më parë ka luajtur për klube si Lille, Newcastle United dhe Bordeaxu./IndeksOnline/