20:31 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mposhti koronavirusin, Blero udhëton me aeroplan pas shtatë muajsh, për tu bashkuar me Afronën

Blero dhe Afrona qëndruan larg njëri-tjetrit gjatë kohë së pandemisë, pasi që jetojnë në vende të ndryshme për shkak të profesionit.

Këngëtari i mirënjohur kohë më parë deklaroi se kishte qenë i infektuar me COVID-19, por për fat të mirë e ka kaluar dhe tani është mirë me shëndetin.

E pas kësaj Blero dhe Afrona kanë planifikuar pushimet, teksa këtë e treguan përmes disa postimeve në Instagram.

“Mas 7 muaj pushim prej fluturimeve. Afrona Dika, shihemi së shpejti e dashur”, ka shkruar Blero, ndërsa Afrona shkroi: Blero Muharremi mezi pres të të shoh.

Kujtojmë që çifti i njohur janë të martuar prej vitesh./Indeksonline/