16:31 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mrekulli në kohë COVID-i, nëna shqiptare, pa disa organe lind fëmijën e shëndetshëm

Përtej luftës dhe vështirësive prej më shumë se 5 muajsh me covid-in, jeta është e mbushur dhe me mrekulli dhe gjëra të bukura dhe rasti më i fundit ka ndodhur te materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

Një nënë e re, e cila ka mungesë të disa organeve, konkretisht një pulmoni (mushkri) dhe veshke ka sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm. Rasti i tillë u cilësua mrekulli, pasi në 90 % e këtyre rasteve nuk finalizohen me sukses.

Për fat të mirë çdo gjë ka shkuar mirë për 27-vjeçare nga periferia e Tiranës dhe foshnjën e saj që gëzon shëndet të plotë.

Ky është një lajm mjaft i gëzueshëm dhe plot shpresë, ku vendi po shënon humbje jete çdo ditë për shkak të covid-19./Shqiptarja.com