10:55 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mrekulli për Arsenalin: Pas mungesës shtatë mujore, Koscielny rikthehet të luajë

Lajm brilliant për Arsenalin dhe Laurent Koscielnyn.

Pas mungesës disa mujore shkaku i një lëndimi në thembër, Koscielny është rikthyer në fushën e lojës, duke luajtur për Arsenalin në mbrëmjen e djeshme.

Qendër-mbrojtësi francez, i cili mungoi në Kupën e Botës shkaku i lëndimit, ishte kapiten i skuadrës U-23 ndaj Derbyt, transmeton IndeksOnline.

Koscielny e ka luajtur ndeshjen e tij të parë pas shtatë muajsh.

Tutje, pas pjesës së parë, Koscielny u largua nga loja kur londinezët ishin në epërsi minimale, për ta shmangur ndonjë lëndim të ri.

Mbetet të shihet se kur do të rikthehet Koscielny në skuadrën e parë të Arsenalit./IndeksOnline/