15:47 / E Martë, 29 Maj 2018 / indeksADMonline

Mrekullitë që mund të bëj “Sudocream” në lëkurën e femrave

Është diçka që shumica e nënave e kanë por që e kanë fshehur diku në pjesën e prapme të dollapit të banjës. Ato zakonisht blihen për t’u përdorur për skuqjen e bebeve nga pelenat, ekzemën dhe acarime të tjera të përditshme.

Por Sudocrem mund ta përdorni edhe për gjëra të tjera, që jo të gjithë e dinë këtë.

Sipas Glamour, ky krem mund të ndihmojë në regjimin tuaj të bukurisë, transmeton Indeksonline.

Ky krem ndihmojë në heqjen e skuqjeve kur hiqni vetullat, të mbrojë fytyrën tuaj pas ngjyrosjes së flokëve, i orienton rrudhat dhe mund të përdoret si një bazë për fytyrë.

E mira e këtij kremi është se ai gjithashtu nuk kushton shtrenjtë.

Ngjyrosja e flokëve shpesh mund t’ju lërë me njolla të shëmtuara në të gjithë ballin dhe fytyrën.

Aplikimi i kremit në ato zona mund të veprojë si një mburojë për të mbrojtur lëkurën tuaj nga boja, duke e mbrojtur atë nga çdo njollë ndërkohë që ndryshoni pamjen tuaj.

Shtrëngimi ose depilomi i vetullave mund t’ju lërë me një skuqje të kuqe, dhe me Sudocrem ju mund të hiqni këtë skuqje.

Sudcocream përmban zink, i cili është një astringjent natyral që do të forcojë elasticitetin e të lëkurës dhe lehtëson pamjen e rrudhave./Indeksonline/