11:13 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / S Z

MSH bënë thirrje për vaksinim: Në disa shtete po rriten rastet me Covid -19

Numri i personave të cilët marrin vaksinën kundër Covid- 19 në vendin tonë është tejet i vogël. Në raportet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë brenda 24 orëve, ka raste ku asnjë person nuk ka marrë dozën e tretë apo të katërt të vaksinës. E të rralla janë rastet ku raportohet për të vaksinuar dhe atë në numra shumë të vegjël. Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 11 persona të cilët kanë marrë vaksinën kundër Covid-19.

E Ministria e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me të dy vaksinat atë të Gripit sezonal dhe atë kundër Covid-19, me qëllim që të parandalohen komplikimet shëndetësore,  tek personat me sëmundje kronike, pasi që jemi dhe në periudhën e gripit sezonal dhe se janë në rritje dhe rastet me Covid në disa vende të botës.

“Ndërkohë që në disa shtete të botës ende po regjistrohen raste në rritje të COVID-19 dhe krahas kësaj, jemi edhe në periudhën e gripit sezonal, problemet shëndetësore lidhur me këto dy sëmundje mund të zhvillojnë komplikime të rënda te të gjitha moshat, në veçanti tek personat me sëmundje kronike. Mënyra më e mirë dhe hapi më i rëndësishëm për të parandaluar format e rënda dhe vdekjet nga gripi sezonal dhe COVID-19 është marrja e vaksinës kundër Gripit sezonal dhe COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ua rekomandon qytetarëve marrjen e këtyre vaksinave në të njëjtën kohë”, thuhet në thirrjen e MSH-së.