15:10 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / k.v

MSh: Dy doza të vaksinës Pfizer janë 95% efektive, vaksinohuni

Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid-19.

Nga kjo ministri kanë thënë se 2 doza të vaksinës Pfizer janë 95 për qind efektive ndaj Covid-19.

Andaj edhe u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen pa termin në cilëndo qendër.

Shkrimi i plotë:

“Vaksinohu pa termin, në cilëndo qendër, pavarësisht vendbanimit. Lokacionet: https://bit.ly/3o9WNPv

Mbroje veten dhe familjen! #VAKSINOHU