09:46 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / GF

MSH me njoftim për gratë shtatzëna

Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinat që i përdor Kosova kundër COVID-19 janë të sigurta dhe rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme.

Ministria njofton gratë se “antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës”.

Njoftimi i plotë:

Vaksinat që i përdor Kosova kundër COVID-19 janë të sigurta dhe rekomandohen për gratë para, gjatë dhe pas shtatzënisë për t’i ndihmuar ato dhe foshnjat e tyre që të jenë të shëndetshme. Antitrupat që nënat i zhvillojnë si përgjigje ndaj këtyre vaksinave jo vetëm që i mbrojnë ato, por gjithashtu kalojnë placentën dhe ndihmojnë në mbrojtjen e foshnjave të tyre nga sëmundjet e rënda në fillim të jetës. Vaksinimi gjatë shtatzënisë, gjithashtu, ndihmon në mbrojtjen e nënës nga sëmundja e rëndë dhe bartja e asaj sëmundje tek i porsalinduri.Nëna të mbrojtura-fëmijë të shëndetshëm!#Vaksinohu