14:26 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

MTI largon nga puna zyrtarin e saj deri në përfundim të hetimeve

MTI me anë të një komunikate për media ka sqaruar se ka ndërmarrë masa kundrejt zyrtarit të saj, Fidan Kadriu, duke e larguar nga puna deri në përfundim të hetimeve.

IndeksOnline, sot gjatë ditës ka raportuar se i njëjti zyrtar dyshohet të ketë keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licensave.

“Përveç procedimit të lëndës në organet e lartpërmendura, zyrtarit në fjalë i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, për të mos e penguar procesin e hetimeve të organeve kompetente deri në zbardhjen e plotë të rastit.MTI kërkon nga organet kompetente që ta hetojnë dhe ta ndriçojnë rastin sa më shpejt.”, thuhet mes tjerash në reagimin e MTI-së.

Reagimi i plotë i MTI-së:  

MTI sqaron masat e ndërmarra për rastin e mundësisë së keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) sqaron për opinionin publik dhe media se ka ndërmarrë të gjitha masat ndaj zyrtarit të MTI-së, të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë procesit të shpërndarjes së licencave të disa kompanive private, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të derivateve të naftës.

MTI rastin e ka proceduar në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit.

Përveç procedimit të lëndës në organet e lartpërmendura, zyrtarit në fjalë i është shqiptuar masa disiplinore “Largim nga shërbimi civil”, për të mos e penguar procesin e hetimeve të organeve kompetente deri në zbardhjen e plotë të rastit.