23:13 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Muaji i shqiptarëve, i “mallkuar” për shqiptarët

Muaji nëntor njihet si muaji i shqiptarëve, pasi shumë data të rëndësishme historike lidhen më këtë muaj.

Por nëntori i 2019 ka qenë i mallkuar për shqiptarët në rrafshin e futbollit, shkruan Indeksonline.

Dy ekipet kombëtare, Kosova dhe Shqipëria nuk ishin mirë me rezultate në katër ndeshje të zhvilluara.

Në ndeshjet e 14 nëntorit, Shqipëria barazoi në Elbasan me Andorrën 2-2 derisa Kosova u mposht në Plzen nga Çekia.

Në ndeshjet e sotme, Kosova humbi përballë Anglisë në Prishtinë me rezultat 0-4 derisa Shqipëria u mposht nga Franca në Tiranë me rezultat 0-2.

Shqipëria ndeshjet e radhës do t’i luaj në shtator, derisa Kosova ka një mundësi kualifikimi në mars përmes Ligës së Kombeve. /IndeksOnline/