20:24 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mugosa: Në Kosovë kemi ardhur për fitore

Nesër zhvillohet ndeshja Kosovë – Mali i zi, e vlefshme për kualifikimet Euro 2020.

Fqinjët janë pa gjasa për kualifikim derisa Dardanët dëshirojnë fitoren për të qëndruar në lojë deri në ndeshjen e fundit.

Sulmuesi i Malit të Zi, Stefan Mugosa ka thënë se në Prishtinë kanë ardhur për fitore, shkruan Indeksonline.

Ne jemi Mali i zi, nuk kemi ardhur këtu për tu mbrojtur por për të fituar“, ka thënë Mugosa.

Jam duke shënuar gola në Kore dhe besoj se edhe nesër do të shkëlqej“, ka thënë ndër të tjerash sulmuesi.

Ai gjithashtu e ka vlerësuar lartë Kombëtaren e Kosovës.

Kosova është ekip i shkëlqyer, e kanë treguar edhe në ndeshjet tjera, kemi dëgjuar se kanë tifozëri të zjarrtë, mezi presim të dalim në një atmosferë të tillë“, tha ndër tjerash Mugosa.

Stefan Mugosa shënoi golin e barazimit në Podgoricë kundër Kosovës për t’i dhënë një pikë Malit të zi. /IndeksOnline/