10:40 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Muhamed, emri më i përdorur për djemtë e posalindur në Berlin!

Muhamed ishte emri më i populluar për foshnjat e gjinisë mashkullore në Berlin gjatë vitit të kaluar.

Shoqata për gjuhën gjermane ka zbuluar se emri ishte ndër dhjetë më të njohurat në 16 shtete të botës.

E në Berlin emri Muhamed u rendit i pari në vitin 2018, transmeton Indeksonline. Emri Muhamed doli para emrave të njohur të djemve si Luigi dhe Emil.

Ndërsa menaxhuesi i shoqatës ‘Andrea Ewels’ tha se emri Muhamed ishte natyrshëm i lidhur me valën e imigracionit.

Ai tha se emri lirshëm mund të thuhet se do të jetë ndër më të përdorurit deri në vitin 2022.

Më shumë se 1 milion emigrantë të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore kanë hyrë në Gjermani qëkur Angela Merkel hapi dyert e vendit në 2015.

Në gjithë vendin, Ben ishte emri më i njohur për meshkuj , kurse Emma për ishte në krye të listës së emrave për vajza.

“Pali, Leon, Noeaj, Luis, Jonas, Elias, Henry ose Henri, Feliz, Lukas ose Lucas”, ishin emrat e tjerë më të përdorur.

E për vajzat janë emrat si: Hanna ose Hannah, Mia, Sophia ose Sofja dhe Emilia. Lina, Mila, Ella,Klara ose Clara dhe Anna./Indeksonline/