Muharrem Jashari lajmëron largimin nga Trepça 89, shumë shpejtë zyrtarizohet tek Drita

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Muharrem Jashari me anë të një postimi ka lajmëruar se po largohet nga FC Trepça 89.
Ai ka falendëruar qytetin e Mitrovicës, trajnerët dhe presidentin e klubit, Abedin Zeka.
Indeksonline sot ka raportuar që Jashari tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e Dritës.
Zyrtarizimi i tij mund të bëhet sot ose në ditët e para të javës së ardhshme./Indeksonline/