20:46 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Muharremaj iu uron shërim dy rivalëve politikë

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, përmes një statusi në Facebook, u ka uruar shërim të shpejtë dy rivalëve të tij politik që vijnë nga LDK-ja e që janë të prekur me Covid-19. Bëhet fjalë për zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe deputeti Ardian Shala.

Muharremaj, tutje i ka uruar shërim sa më të shpejtë edhe njërit nga drejtorët e tij, Enver Shabanit, duke i dëshiruar që sa më parë të kthehet në detyrën e tij.

Muharremaj ka porsitur të gjithë qytetarët që të respektojnë rekomandimet e institucioneve e të kenë kujdes maksimal gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Më poshtë e gjeni statusin e tij të plotë:

Dua t’iu uroj shëndet dhe shërim sa më të shpejtë zv.Kryeministrit Driton Selmanaj dhe deputetit Ardian Shala, duke ju uruar që ta kalojnë sa më shpejtë përballjen me Covid-19.

Poashtu edhe Drejtorit Enver Shabani i uroj shërim dhe të kthehet në detyrën e tij, për t’iu shërbyer qytetarëve.

Secilit qytetarë që është përballë me Covid-19, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, ua dëshiroj tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate dhe ti kthehemi normalitetit.

Keni kujdes qytetarë të nderuar.
Respektoni rekomandimet e institucioneve komepetente, në mënyrë që përballjen me Covid-19 ta kemi me sa më pak pasoja.

Familje të nderuara, që të afërmit tuaj pësuan tragjikisht nga Covid-19, pranoni ngushëllimet e mija të sinqerta.

Unë besoj që ditët e mira që do të vijnë.
Për vullnetin tonë të mirë që e kemi për jetën dhe familjet tona.

Sinqerisht
Bali Muharremaj