13:53 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Muharremaj: Suharekasit do ta arrijnë qëllimin e një ambienti të pastër

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Kjo ditë po shënohet edhe në Komunën e Suharekës.

Ambicijet e të rinjëve të Suharekës, që qyteti i tyre të mbetet i pastër dhe i gjelbërt do ta arrijë synimin.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj përmes një postimi tha se ambiciet e të rinjëve, që qyteti të mbetet i pastër, i gjelbërt dhe me ajrin më të shëndetshëm do ta arrijë synimin.

Postimi i plotë:

“Aktivitetet tona do ti shërbejnë të ardhmes.

Ambicijet e të rinjëve, që qyteti ynë të mbetet i pastër, i gjelbërt dhe me ajrin më të shëndetshëm do ta arrijë synimin.

Bali Muharremaj”/Indeksonline/