13:45 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / AR

Muja: Rama po shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin

Kryeministri Edi Rama ka propozuar një draft për asociacionin për kumunat me shumice serbe në veri të Kosovës.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar po ashtu edhe deputeti tjetër i VV-së, Armend Muja. Sipas tij duke dërguar këtë draft në Berlin e Paris,  “Rama vetëm po e shpërfaqë dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin”.

“Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”- është shprehur Muja në Facebook.