Mujka del me shifra, thotë se Iber- Lepenci ka rritur të hyrat
Kryeshefi i Iber- Lepencit, Faruk Mujka thotë se gjatë periudhës 2022-2023, ka pasur një rritje të qëndrueshme të të hyrave.
Sipas tij, ky trend pozitiv është rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve, transmeron IndeksOnline.
Statusi i tij i plotë:
Gjatë periudhës 2022-2023, NPH “Ibër Lepenc” Sh.A. ka pasur një rritje të qëndrueshme të të hyrave, duke reflektuar përmirësime të rëndësishme në menaxhimin dhe operacionet e saj. Ky trend pozitiv është rezultat i një angazhimi të vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve, si dhe i aftësisë për t’u përshtatur me sukses ndaj sfidave të tregut dhe mundësive të reja.
Më poshtë mund të shihni grafikonet që tregojnë qartë rritjen e të hyrave, fitimit e prodhimit gjatë viteve 2019-2023.