08:15 / E Martë, 16 Gusht 2022 / AR

Multimiliarderi Jeff Bezos: Kjo është ajo gjë për të cilën do pendoheni kur të shkoni 80 vjeç

Një nga njerëzit më të pasur në botë, Jeff Bezos rrëfen se për çfarë ka më shumë gjasë të pendoheni, kur të shkoni 80 vjeç e të ktheni kokën pas për të parë se çfarë keni përmbushur.

I pyetur rreth kësaj në një intervistë të publikuar në “Business Insider”, Bezos tha:

“Nuk është ajo të cilën e bëtë, por e bëtë keq. Por është ajo të cilën nuk e bëtë, që do t’ju mundojë kur të plakeni dhe të shihni jetën tuaj”.

“Kur mendoni për gjërat për të cilat do të pendoheni kur të jeni 80 vjeç, ato janë pothuajse gjithmonë gjërat që nuk i keni bërë. Janë akte mosveprimesh. Shumë rrallë do të pendoheni për diçka që keni bërë dhe që dështoi dhe nuk funksionoi apo çfarëdo tjetër”, u shpreh Bezos.

Kjo nuk është e vërtetë vetëm për vendimet profesionale, por edhe për jetën, thotë sipërmarrësi 54-vjeçar, i cili aktualisht ka një pasuri prej 130.5 miliardë dollarësh, sipas Forbes.

“Nuk po flas vetëm për gjërat e biznesit”, tha Bezos. “Është njësoj si, “Unë e dua atë person dhe nuk ia kam thënë kurrë” dhe e dini, 50 vjet më vonë ju mendoi, “Pse nuk i thashë? Pse nuk insistova?”