15:52 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Mund të ndodhë shkëmbim senzacional mes Man United e Arsenal

Arsenali dëshiron sulmuesin e Manchester Unitedit, francez Anthony Martial në këmbim të kilianit Alexis Sanchez.

Sulmuesi kilian është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj në të.

Sanchez dhe Arsenali nuk kanë arritur ujdi për vazhdimin e saj dhe kiliani pritet të largohet së shpejti nga Emirates.

Sipas tabloidit anglez Daily Star, Sanchez duket i sigurt për t’u bashkuar me Manchester City këtë muaj, por në fund ndryshoi gjithçka.

Kjo pasi rivalët e tyre të urryer lokal, Unitedi kanë bërë hapa para duke bërë një lëvizje për të rrëmbyer yllin kilian nga Arsenali.

Por, Arsenali po ngurron të shesë Sanchezin, të paktën derisa të gjendet një zëvendësim ideal për të.Dhe me këtë, drejtuesit e klubit londinez në mendje kanë yllin francez, Martial, të cilin e kërkojnë nga Djajtë e Kuq në këmbim të Sanchezit.