75 Mall Live Search
15:00 / E Martë, 24 Mars 2026 / G T

“Mund të shkruajmë histori”, Kreshnik Hajrizi: Ëndrra po afrohet!

Kombëtarja e Kosovës sot mbajti seancën e radhës stërvitore para ndeshjes jetike ndaj Sllovakisë.

Kreshin Hajrizi foli për kamerën e FFK-së pas stërvitjes dhe u shpreh optimist për përgatitjet dhe ndeshjen e së enjtës, shkruan Indeksonline

“Stërvitjet po shkojnë shumë mirë. E dijmë se çfarë rëndësie është kjo lojë. E dijmë që mund të shkruajmë histori. Jemi përgatitur shumë mirë. Shpresojmë të shkojmë në Sllovaki me një besim të mirë, me një grup të mirë dhe me fitore inshallah.

“Është një lojë shumë e rëndësishme. Për çdo shqiptarë apo futbollistë, ëndrra po afrohet për dy lojë. Dhe me kënqaësi të madhe po shkojmë të luajmë këtë lojë”, u shpreh Hajrizi

Kujtojmë që ndeshja nis nga ora 20:45 të enjtën në Bratislavë./Indeksonline/