22:53 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Mundo Deportivo: “Korridor nderi” është ta kesh Messin!

“Barcelona tashmë ka përgaditur autobusin për të festuar titullin kampion, objektivin e vërtetë të ekipit dhe jo tributet e rivalëve, me një Leo që nuk ndalet dhe që kompleton het-trik” , kështu e përshkruan gazeta katalanase Mundo Deportivo fitoren e sontme të Barcelonës ndaj Leganes.

Gazeta kuptohet qartë që i referohet fjalëve të Zidane, i cili tha se nuk do të bëjmë “korridor nderi” për Barcelonën në ‘El Clasico’ .

“Ata që zbresin në histori janë lojtarët e futbollit dhe trofetë e tyre, jo nëse ata bëjnë korridorin apo jo. Nëse dëgjoni me kujdesë deklaratat e Zidane, nuk është e vështirë të konkludohet se trajneri i Real Madridit e ka hedhur peshqirin, që tashmë e sheh Barçën si kampion” , shkruan ndër të tjera Mundo Deportivo. /IndeksOnline/