18:48 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Zidane: “Nuk do i bëjmë korridor nderi Barcelonës”

Zinedine Zidane ka përsëritur se Real Madrid nuk do të formojë një koridor nderi për Barcelonën në ‘El Clasico’ .

Zidane e ka bërë të qartë që ky është një vendim i tij dhe duket mjaft bindës.

Skuadra e tij nuk u nderua nga Barcelona në ‘Santiago Bernabeo’ më 23 dhjetor pas fitores së tyre në Kupën e Botës për klube, kështu që kjo duket të jetë një kundërpërgjigje.

“Nuk e di sa herë do të më pyesni por përgjigja ime është shumë e qartë” , u tha Zidane gazetarëve në një konferencë shtypi para ndeshjës me Atleticon.

“Është vendimi im dhe kaq” , deklaroi trajneri i Real Madridit. /IndeksOnline/