09:17 / E Martë, 12 Dhjetor 2023 / A. M.

Mungesa e investimeve kapitale në Skënderaj/ Musliu i reagon Qeverisë: Pushtetet shkojnë e vijnë, por Drenica mbetet Drenicë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar për mos ndarjen e buxhetit për investime kapitale në Skënderaj, nga Qeveria Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Drenica mbetet Drenicë, ndërsa pushtetet shkojnë e vijnë.

Ajo ka shtuar se nuk kanë pritur që Qeveria të investojë, pasi janë të vegjël.

Postimi i saj i plotë:

Pushtetet shkojnë e vijnë, por Drenica mbetet Drenicë!

Nuk kemi pritë që kjo qeveri të investojë e të lartmadhëroj sepse janë të vegjël, e ashtu do të ikin!