23:30 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mungesa e ligjit për transplantim lë pacientët në dializë

Rreth 830 pacientë nga Kosova i nënshtrohen dy deri në tri herë në javë hemodializës. Shumë nga ta tashmë kanë gjetur donatorë brenda familjes që janë të gatshëm t’iu dhurojnë veshkat. Por, në Kosovë nuk ka ligj që rregullon çështjen e transplantimit të organeve, ka gjetur emisioni hulumtues “Udhëve” në RTK

Tri herë në javë, Hamit Hoti nga Ribari i Lipjanit, merr rrugë nga fshati i tij për Prishtinë. Atij i duhet patjetër të udhëtoj drejt QKUK-së ku kryen hemodializën, pasi veshkët e tij tash e pesë vjetë janë jashtë funksionit.  Hoti hemodializën e kryen në QKUK, gjatë të hënave, të mërkureve dhe të premteve.

“Zakonisht dal këtu dhe pres kerrin e ambulantes së Lipjanit, na merr dhe na grumbullon edhe disa tjerë. Një është nga fshati im, një në Kraishtë dhe dy, 2 tjerë Grackë të komunës së Lipjani”, thotë Hoti, derisa pret veturën e ndihmës së shpejtë të Lipjanit që mbledh gjithë pacientët e kësaj komune dhe i dërgon në dializën e QKUK-së.

Ai tregon se kushtet e transportit nuk janë aspak të mira. “Kemi edhe probleme, kerret nuk janë adekuate, kerret janë të stërvjetruara, mirëpo sidoqoftë sa me kry punën janë. Këtë vit me 6 janar kanë ardhë Policia e Lipjanit dhe më kanë marrë në shtëpi dhe na kanë çu në dializë”, tregon për vështirësitë që ballafaqohen pacientët, sidomos gjatë muajve të dimrit.

Shkurta Sejdiu është një paciente tjetër e cila i bashkëngjitet në udhëtimin drejt Prishtinës pacientëve tjerë lipjanas.

Vet shoferi i auto-ambulantës Ahmet Dërmari ka treguar se veturat të cilat i shfrytëzojnë për transportin e pacientëve nuk janë adekuate. Hylkije Hoti është një paciente tjetër e cila nga viti 1996 i nënshtrohet hemodializës.

“Jam prej 1996 në dializë. Qe 21 vjt. Tri herë në javë. Boll zor është…”, rrëfen gruaja nga komuna e Obiliqit, për emisionin “Udhëve” në RTK.

Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë tregon procedurën qysh kryhet një dializë për një pacient.

Mjekët flasin për një numër të madh të pacientëve që janë në dializë.

Ibrahim Rudhani, nefrolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka thënë për RTK se saktësisht janë 830 pacientë që i nënshtrohen dializës. “Kostoja është shumë më e madhe për pacientët në dializë”, ka thënë ai.

Dr. Venera Hasangjekaj – Gjuka është drejtoreshë e Klinikës së Nefrologjisë.

Ajo ka thënë se pjesa dërmuese e pacientëve kryejnë dializën tri herë në javë. “Seanca zgjatë katër orë”, shprehet ajo.

Janë rreth 800 kosovarë që i nënshtrohen hemodializës e që brenda vitit shpenzojnë nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë deri në 13 milionë  euro në vit.

Mjekë kosovarë thonë se zgjidhja ideale për pacientët në dializë do të ishe transplanti I veshkave.

“Mirëpo për të bërë transplantin duhet të gjesh donatorin për dhurim veshke dhe pasi gjen donatorin duhet bërë analizat çka duhet për atë problem. Mirëpo problem është se tek ne kryhen ato analiza”, thotë pacienti Hamit Hoti.

Por, derisa Hoti ka një person brenda familjes që është i gatshëm t’i dhuroj veshkën, një fat të tillë nuk e ka edhe pacientja tjetër Shkurta Sejdiu. “Mu s’ka pasë kush me ma dhanë veshkën…”, ka thënë pacientja Sejdiu.

Doktoresha Venera Hasangjekaj, udhëheqëse e nekrologjisë në QKUK ka thënë se janë familjarët ata që shprehin gatishmëri për dhurimin e veshkës. Transplantimet, sipas saj, zakonisht kryhen në spitalet e regjionit si Shqipëri, Shkup dhe Turqi.

“MSH është ajo që ndihmon të sëmurëve që kanë nevoje për transplantim”, shprehet Hasanxhekaj,