17:18 / E Martë, 04 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mungesa e marketingut, bien shitjet e Tesla-s

Tesla u bë një markë mjaft e njohur në industrinë e makinave pa shpenzuar asnjë monedhë për reklama, por tashmë i duhet të ndryshojë filozofi. Kjo për shkak se kompania po përballet me një konkurrencë mjaft të madhe nga prodhuesit e automjeteve të cilët janë të gatshëm të paguajnë më shumë për reklama për të tërhequr sa më shumë klientë.

Shitjet e Teslas ranë me 31% gjatë tremujorit të parë të këtij viti, rënia më e madhe e shitjeve në historinë e kompanisë.

Pavarësisht se Tesla ka ende një reputacion mjaft të fuqishëm që i jep avantazh mbi markat e tjera, për ekspertët kompania duhet të marrë në konsideratë reklamimin e produkteve të saj, pasi konkurrenca në rritje tashmë ka dhënë ndikimin e saj.

Prodhuesit e makinave dhe tregtarët e tyre vetëm gjatë vitit 2018 shpenzuan rreth 9.3 miliardë dollarë për reklamimin e automjeteve të tyre.