15:53 / E Hënë, 04 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mungesa e Sane në Kupën e Botës, hapen problemet e para në Gjermani (Foto)

Joachim Low gjatë ditës së sotme ka prezantuar listën me 23 futbollist që do të udhëtoj për në Rusi për Kupën e Botës.

Ai në këtë listë nuk e ka përfshirë mesfushorin e Manchester Cityt, Leroy Sane, shkruan indeksonline.

Kjo ka hapur probleme nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Reklamat që ishin vendosur nëpër objekte të Kombëtares Gjermane kishin edhe fotografinë e tij.

Gjatë ditës janë mobilizuar ekipe të reklamave duke larguar fotografinë e 22 vjeçarit nga billbordet. /IndeksOnline/

Temat: