10:30 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / OSH

Mungesa e ujit në disa zona të Rrafshit të Dukagjinit, sqarohet “Hidrodrini”

Ka disa ditë që në disa zona të Rrafshit të Dukagjinit, qytetarët nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm dhe për këtë kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini”-Pejë, ka dhënë një sqarim për të gjithë konsumatorët.

Siç është bërë e ditur mungesa e ujit lidhet me ndërprerjen e energjisë elektrike nga KEDS-i.

“Kjo ndodh për shkaqe të njohura, meqë, pjesë të sistemit tonë të shpërndarjes së ujit, furnizohen me sistem të pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike!”, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga KRU “Hidrodrini”-Pejë.